×
  • Lajme
  • Botë

    Burri në Rusi rrah gruan për vdekje në ditën e dasmës vetëm pse foli me të ftuarin

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 23:09

    Një dhëndërr xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

    35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në mënyrë që atij nuk i pëlqeu.

    Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

    Vrasësi i tha gjykatës se ishte i bindur që nusja e tij e tradhtonte me dikë tjetër. Dolgikh ka qenë më parë i dënuar për vrasje, por gruaja e tij, të cilën e njohu kur ishte në burg nëpërmjet letërkëmbimeve, ishte e bindur se mund ta zbuste.

    Pasi e vrau, ai e hodhi gruan në një luginë të thellë, ndërkohë që të ftuarit ishin tepër të shokuar që të ndërhynin, por vetëm njoftuan policinë./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!