×
  • Lajme
  • Botë

    Çekia nis votimet në zgjedhjet parlamentare

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 10:41

    Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare.


    Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO do të shënojnë fitore të ngushtë.

    Dy parti më të vogla që e mbështesin Qeverinë e tij – Socialdemokratët e majtë dhe Partia Komuniste – mund të mos fitojnë vende të mjaftueshme për të mbetur në Parlament.

    Kjo mund ta detyrojë ANO-n të kërkojë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, për të mbajtur pushtetin.

    Një rezultat tjetër i mundshëm është një qeveri e përbërë nga dy blloqet kryesore opozitare të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.

    Babis është duke u përballur aktualisht me akuzat për prona të padeklaruara jashtë Çekisë, të cilat janë zbuluar nga të ashtuquajturat Letra të Pandorës./REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!