Detaje të reja janë publikuar rreth atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.
Çfarë dihet deri më tani:
Ai është qëlluar dhe plagosur teksa po dilte nga një takim qeveritar në qendër të qytetit Handlova.
Zyrtarët kanë thënë se është në gjendje kritike dhe se është duke u trajtuar në spital.
Teksa Fico po përshëndeste turmën pas takimit, janë dëgjuar disa të shtëna, para se ekipi i sigurisë ta dërgonte për krahësh në automjetin më të afërt.
Mediat lokale kanë raportuar se Fico është qëlluar në abdomen, krah dhe këmbë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Fico është dërguar me helikopter në spitalin më të afërt para se të dërgohej në spitalin tjetër në Banska Bistrica./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.