×
  • Lajme
  • Botë

    Çka e shpëtoi Greqinë të mos kalojë si Shqipëria: Tërmeti ishte po aq i fuqishëm, por një element ishte thelbësor

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 14:31

    Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi dje Shqipërinë, duke lënë mbi 30 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara, mëngjesin e sotëm nga një tërmet po aq i fuqishëm është goditur edhe Greqia.


    Goditja e tërmetit ndodhi në ishullin e Kretës dhe ishte e një magnitude 6.1 të shkallës Rihter. Megjithatë, fatmirësisht Greqia shpëtoi pa pasoja në njerëz dhe dëme materiale, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti i Institutit Sizmologjik Grek dhe profesori i gjeologjisë, Eftimios Lekas ​​thotë se tërmeti kishte një thellësi të madhe e cila do të gjenerojë tërmete pasuese.

    Akis Celidis, kreu i Institutit Grek të Gjeodinamikës, tha menjëherë pas tërmetit se Greqia  shpëtoi nga shkatërrimet e mëdha, përfshirë viktimat njerëzore, ngase tërmeti i fortë ndodhi një thellësi prej 70 kilometrash, megjithëse epiqendra nuk ishte larg Kretës dhe Peloponezit, me popullsi të dendur.

    Kujtojmë se nga nga tërmeti shkatërrues, në Shqipëri ende po vazhdojnë kërkimet për personat që ndodhen nën rrënoja. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!