Suedia dhe Rusia janë bërë sot vendet e fundit që regjistrojnë rastet e coronavirusit vrasës që po përhapet me shpejtësi në botë.
Zyrtarët shëndetësorë në Suedi konfirmuan se një pacient po kurohet në spitalin e qarkut Ryhov në Jönköping – 153 km në lindje të Gothenburg, transmeton Telegrafi.
Ndërsa dy raste janë regjistruar edhe në Rusi. Të dy pacientët ndodhen në Siberi – dhe mendohet se janë larg 4,000 km nga vendi se ku ka shpërthyer coronavirusi.
Zhvillimi vjen pasi Gjermania njoftoi rastin e saj të gjashtë – një fëmijë në Mynih për të cilin raportohet të jetë në një gjendje të qëndrueshme.
Pothuajse 10,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 213 ndërsa kriza vazhdon të përshkallëzohet.
Organizata Botërore e Shëndetit mbrëmë shpalli shpërthimin e përshkallëzuar një emergjencë globale shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.