Një paciente në Zvicër, përkatësisht në qytetin e Cyrihut, pas testeve të bëra nga autoritetet shëndetësore rreth mundësisë së coronavirusit ka dalë pozitiv.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet janë në pritje edhe të konfirmimit të testeve të mëtutjeshme dhe laboratorit kombëtar në Gjenevë.
Siç bëhet e ditur më tej, pacientja është shtruar në spital në qendrën e caktuar të trajtimit në Triemli.
Mediat raportojnë se gruaja afërsisht 30-vjeçare ishte në Milano deri një javë më parë. Ajo u sëmur në 24 shkurt të vitit 2020.
Dhe përkundër udhëzimeve kantonale, ajo u ekzaminua nga një mjek familjar – edhe pse në parim, rastet e dyshimta duhet të sqarohen spitalet e përcaktuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.