Nisur nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në javët e fundit, Sllovakia ka nisur testimin e të gjithë popullsisë. Bëhet fjalë për 5 milionë e gjysmë banorë. Operacioni filloi gjatë fundjavës me ndihmën e 8,000 ushtarëve.
Ata që nuk pranojnë do të duhet të shkojnë në karantinë, duke marrë përsipër të gjitha kostot. Qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim të pjesshëm, por shumë të ashpër në nivelin kombëtar. E cila do të mbetet në fuqi të paktën deri në 1 nëntor dhe mund të zgjatet.
“Ne jemi të bindur se këto janë vendimet e duhura” tha Kryeministri Igor Matoviç. Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi moshën 10 vjeç dhe për të shmangur problemet në orët e punës do të kryhet në faza gjatë fundjavave.
Qeveria gjithashtu u ka kërkuar studentëve të mjekësisë të ndihmojnë tetë mijë ushtarët e përfshirë në operacion pasi personeli mjekësor ka mungesë. Testet për të gjithë do të përfundojnë midis dy fundjavave.
Masat e bllokimit të miratuara nga qeveria sllovake kërkojnë që popullata të qëndrojë në shtëpi. Vetëm ata që duhet të bëjnë pazar, të shkojnë në punë ose të marrin pjesë në çështje të tjera urgjente janë të autorizuar të dalin jashtë. Nxënësit po e vijojnë mësimin online.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.