×
  • Lajme
  • Botë

    Degradon situata në Parlamentin serb, rrahje me grushta mes deputetëve

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:22

    Ditën e sotme ne Parlamentin serb, ka degraduar situata mes deputetëve duke çuar kështu në përplasje fizike.


    Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga deputetë ka bllokuar sot hyrjen e Parlamentit të Serbisë duke sulmuar deputetë nga shumica në pushtet të cilët po tentonin të futeshin brenda.

    Protestuesit opozitarë bllokuan shkallët në hyrje të Kuvendit të Serbisë dhe Obradović u përplas me Ministrin e Shëndetsisë Zlatibor Lonqar.

    Mbështetësit e Obradovic dhe Dveri mbanin parulla që lexonin “Poshtë qeveria” dhe “A varet koronavirusi nga zgjedhjet?” Në prag të fillimit të seancës, ata bllokuan hyrjen e parlamentit dhe nuk lejuan deputetët të hynin në ndërtesën e Kuvendit.

    Forcat e sigurisë ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Para Loncar, në parlament kishte mbërritur drejtuesi i Radikalëve, Vojislav Seselj, u cili gjithashtu u prit me thirrje kundër tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!