Demonstruesit opozitarë në Serbi të cilët po kërkojnë rrëzimin e presidentit Aleksandar Vucic, kanë uzurpur objektin e televizionit publik RTS duke kërkuar që të paraqiten në njërin nga edicionet qëndrore të lajmeve, por policia serbe ka intervenuar dhe po i nxjerr ata jashtë një nga një.
Demonstruesëve po u prin edhe lideri opozitar Bosko Obradovic, njëri nga organizatorët e protestës ‘1 deri në 5 milionë.
Më parë, Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic u bëri thirrje qytetarëve para RTS-së që të shpërndahen me qetësi.
Ai kërkoi që menjëherë të pushojnë nga dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Stefanovic tha se kjo që ndodhi sonte në ndërtesën e RTS dhe ndaj disa gazetarëve që ishin rrahur është e papranueshme. Por liderët opozitarë, e përgënjështuan rrahjen, duke thënë se e tëra është shpifje.
Protestuesit e shumtë që ndodhen edhe jashtë ndërtesës së RTS’së, vazhdimisht po brohorasin, ‘Turp, arrestojeni Vucicin’. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.