×
  • Lajme
  • Botë

    Disa fëmijë vriten në sulmin izraelit në Gaza, teksa po prisnin për ushqim

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 12:32

    Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë në një sulm izraelit pranë një pike mjekësore në Gazën qendrore.

    Spitali i Martirëve,  Al-Aksa tha se sulmi goditi njerëzit që prisnin në radhë për suplemente ushqimore në qytetin Deir al-Balah. Video nga spitali tregoin  trupat e disa fëmijëve dhe të tjerëve duke u trajtuar për plagët e tyre, raporton BBC.

    Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportet.

    26 persona të tjerë u raportuan të vrarë në sulme në vende të tjera në Gaza të enjten, ndërsa delegacionet izraelite dhe Hamasi vazhduan negociatat për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në bisedimet indirekte në Doha.

    Pavarësisht optimizmit të shprehur nga SHBA, të cilët po veprojnë si ndërmjetësuese së bashku me Katarin dhe Egjiptin, deri më tani ato nuk duket se i janë afruar një përparimi.

    Të mërkurën në mbrëmje, një zyrtar i lartë izraelit u tha gazetarëve në Washington se mund të duhen një ose dy javë për të arritur një marrëveshje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!