×
  • Lajme
  • Botë

    Disa të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 21:55

    Disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë, ka bërë të ditur policia

    Dëshmitarët okularë janë rrëfyer për skena kaotike, kur të shtënat kishin rënë brenda qendrës tregtare në Field në jug të qytetit.

    Deri më tani një person është arrestuar, por polica ende nuk ka dhënë detaje të tjera.
    Ndërsa numri i viktimave ende nuk dihet se është.

     

    Policia ka marrë të gjitha masat e sigurisë ku i ka bllokuar të gjitha rrugët, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.

    Tutje dëshmitarja okulare, Emilie Jeppesen i ka thënë gazetës Jyllands-Posten: “Ju nuk e dinit se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo”.

    Një tjetër dëshmitar, Mahdi Al-Wazni, është rrëfyer për TV 2 ku e ka përshkuar sulmuesin i cili kishte mbajtur në duar një “pushkë gjuetie”.

    Kryebashkiaku i Kopenhagës Sophie Andersen ka shkruar në Twitter se zyrtarët nuk janë të sigurt se sa njerëz janë lënduar në këtë sulm, ka sqaruar se incidenti është “shumë i rëndë”.

    Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!