×
  • Lajme
  • Botë

    E dhimbshme: Vdes 2-vjeçarja pasi gëlltiti baterinë e telekomandës

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 7:08

    Një vajzë dy vjeçare humbi jetën në spital, pasi gëlltiti një bateri nga telekomanda.


    Autopsia tregoi se acidi i baterisë kishte depërtuar në stomak dhe arterien kryesore.

    Nëna e vogëlushes tha për BBC, se ajo nuk kishte informacion për rrezikun e baterisë dhe se dëshiron të ndërgjegjësojë prindërit e tjerë.

    Ajo i bën apel prindërve të kenë kujdes dhe të kontrollojnë në çdo moment fëmijët .

    “Unë nuk i dija rreziqet që kishin bateritë, nuk ia kisha idenë. Prindërit duhet të kontrollojnë. Kontrolloni, kontrolloni, kontrolloni”, shprehet mes lotësh nëna e dy vjeçares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!