Është konfirmuar se në Kroaci një person është infektuar me coronavirus.
Bëhet fjalë për një djalë të ri që gjendet në klinikën për sëmundje infektive në Zagreb, transmeton Telegrafi.
Lajmin për të infektuar me coronavirus e ka konfirmuar kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, pas një takimi që mbajti me kabinetin e tij lidhur me coronavirusin.
Sipas tij, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se presin rezultate tjera që tregojnë se në çfarë shkalle ka depërtuar virusi.
“Sot rreth orës 11:30 kemi marrë rezultatet e shtetasit kroat që ka qëndruar në Milano”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.