Elon Musk planifikon të pushojë nga puna rreth 5,000 nga 7,500 punonjësit e Twitter-it sapo të marrë kontrollin e medias sociale. Sipas informacioneve të publikuara nga Washington Post, bëhet fjalë për rreth 75% të punonjësve.
Por nga ana tjetër, duke reaguar ndaj publikimit, menaxheri i Twitter u ka dërguar një email punonjësve të tij, duke i qetësuar se nuk planifikohen largime nga puna.
Ndërkohë, sipas gazetës, kreu i Tesla dhe SpaceX ka informuar investitorët e tjerë potencialë se ai synon të reduktojë stafin e kompanisë në rreth 2000 punëtorë.
Washington Post raportoi se pushimet nga puna në Twitter do të ndodhin në muajt e ardhshëm, pavarësisht se kush e zotëron platformën, pasi kompania dëshiron të shkurtojë rreth 800 milionë dollarë nga lista e pagave të saj.
Sipas gazetës, planet për të shkurtuar vendet e punës dhe kostot në kompani ishin në fuqi përpara se Musk të bënte ofertën e tij për të blerë Twitter.
Në korrik, Twitter njoftoi se kishte ngadalësuar procesin e punësimit për shkak të një rënieje të përgjithshme ekonomike që prek industrinë e teknologjisë në përgjithësi.
Raportet nga Washington Post dhe Bloomberg thonë se Twitter synon të pushojë rreth 25 për qind të punonjësve deri në fund të vitit të ardhshëm, më pak se sa ka thënë Musk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.