Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë e cunamit që ka goditur këtë ishull të Paqësorit, mirëpo problemet në komunikime janë duke vështirësuar procesin e vlerësimit.
Vullkani Hunga Tonga-Hunga Haʻapai, ka shpërthyer të dielën në këtë shtet, rreth 65 kilometra në veri të kryeqytetit, Nuku’alofa.
Shpërthimi, i cili është ndjerë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar valë më të mëdha se një metër, të cilat janë përplasur në Tonga.
Deri më tani, nuk ka pasur raportime zyrtare për persona të plagosur apo të vdekur.
Familjarët dhe miqtë e gruas britanike, Angela Glover, kanë thënë se ajo është zhdukur.
Në disa postime në rrjetet sociale, ata kanë thënë se gruan e kanë marrë valët.
Komunikimet përmes internetit apo telefonit janë jashtëzakonisht të kufizuara, duke pamundësuar raportimin për situatën reale.
“Dëm i madh është raportuar në gjirin perëndimor Tongtapu”, ka thënë një Komision i Lartë i Zelandës së Rre në Tonga, përmes një postimi në Facebook.
“Një shtresë e madhe e pluhurit vazhdon të shihet përmbi Tongatapu”, ka thënë Komisioni.
Korrespondentja për Paqësor e Televizionit të Zelandës së Re, Barbara Dreaver, ka thënë përmes një postimi në Facebook se do të duhen “të paktën edhe dy javë para se thirrjet ndërkombëtare dhe interneti të jenë funksionalë sërish”, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vullkani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.