SHBA-ja vazhdon të jetë “thellësisht e shqetësuar” rreth aktiviteteve turke në Mesdheun Lindor, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.
Tensionet në Mesdheun Lindor janë rritur shkaku i përplasjes së Turqisë me Greqinë dhe Qipron, rreth rajoneve detare, për të cilat konsiderohet se janë të pasura me gaz natyror.
“Shtetet në rajon duhet t’i tejkalojnë mospajtimet, përfshirë rreth resurseve të sigurisë dhe atyre energjetike, ashtu si edhe çështjet detare, në mënyrë diplomatike dhe të qetë”, ka thënë Pompeo gjatë udhëtimit në Qipro, ku është takuar me presidentin Nicos Anastasiades.
“Rritja e tensioneve ushtarake nuk i ndihmon askujt pos kundërshtarëve, që do të donin të shihnin përçarje në unitetin trans-Atlantik”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.