Festivali i këngës Eurovizion 2023 nuk do të zhvillohet në Ukrainë, pasi ky vend është konsideruar se nuk mund të organizojë dot eventin, për shkak të situatës atje.
Në vend të Ukrainës, organizimi i Eurovizionit të ardhshëm i është ofruar Mbretërisë së Bashkuar.
Ukraina fitoi Eurovizionin me këngën “Stefania” të Kalush Orchestra, me votuesit që treguan solidaritet me vendin e sulmuar nga Rusia. Ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko, kundërshtoi vendimin e Unionit të Transmetuesve Europianë (EBU), duke thënë se i ka dërguar këtij institucioni një listë me qytete që janë gati ta organizojnë festivalin.
“Ne e fituam Eurovizionin dhe i kemi plotësuar në kohë të gjitha kushtet për organizim. Kemi dhënë garanci për sigurinë. Organizimi i Eurovizionit në Ukrainë do të ishte një sinjal i fortë që e gjithë bota e mbështet vendin tonë. Do të kërkojmë që ky vendim të ndryshohet sepse ne besojmë se mund të plotësojmë të gjitha angazhimet tona”, tha Tkachenko.
Duke qenë se Britania e Madhe u rendit në vendin e dytë, i është ofruar asaj organizimi i eventit të radhës./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.