Punonjësit e emergjencës evakuuan nga ajri 479 persona nga një anije lundrimi luksoze e cila u përball me probleme me motorët në brigjet e Norvegjisë. Anija “Viking Sky” kishte në bordin e saj 1373 pasagjerë përfshirë ekuipazhin, transmeton Reporteri.net
Raportimet e fundit thotë se evakuuimi tashmë ka përfunduar dhe 479 njerëz u shpëtuan përmes helikopterëve të shpëtimit.
Pasagjerët në bordin e anijes bërtitën “Ia dolëm”, ndërkohë që tashmë ishin jashtë rrezikut.
Në një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së sotme, Viking Ocean Cruises tha se anija 47.800 ton ishte duke shkuar në qytetin port të Moldës, e shoqëruar nga një rimorkiator dhe dy anije furnizimi.
Evakuuimi ishte bërë “në rrethana jashtëzakonisht të vështira” pasi kishte erëra shumë të fuqishme deri në 70 kilometra në orë dhe dallgë në lartësi prej 8 metra. Shumica e pasagjerëve në anije ishin shtetas amerikanë dhe britanikë.
Në një njoftim nga Kryqi i Kuq Norvegjez thuhet se pasagjerët kishin pësuar plagë si kocka të thyera dhe prerje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.