×
  • Lajme
  • Botë

    FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

    Reporteri
    14 Mars 2022 | 21:46

    Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton BBC.

    Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind, bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë.

    Ivanna Vladkova Hollar, shefe e FMN-së për Ukrainën, ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke bërë “përpjekje të jashtëzakonshme” për qarkullim të ekonomisë dhe sistemeve financiare gjatë kohës së luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!