×
  • Lajme
  • Botë

    Forcat ajrore angleze bombardojnë shpellat ku ndodheshin militantë të ISIS-it

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 19:38

    Forcat Ajrore Royal, kanë bombarduar gjashtë shpella, të cilat përdoreshin si bazë strehimi për militantët e grupit terrorist ISIS në Iran, shkruajnë mediet britanike.


    Dy avionët e llojit “Typhoon” përdorën bomba për të goditur hyrjet e shpellës, pas konfirmimit të inteligjencës ushtarake, se në të strehohej një grup militantësh të organizatës terroriste, transmeton lajmi.net.

    “Vëzhgimi konfirmoi se sulmi largoi me sukses të gjithë militantët, duke larguar shumë luftëtarë të ISIS nga fusha e betejës, duke zvogëluar në këtë mënyrë lëvizjen terroriste”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

    Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallce deklaroi: “RAF po zhvillon çdo ditë misione për të zbuluar baza terroristësh në Irak dhe Sirinë Lindore”.

    RAF i Britanisë pretendoi më herët se bombardimet të ISIS në Siri dhe Irak, që prej shkurtit të 2014-ës e deri në janar të 2019-ës kanë lënë të vdekur më se katër mijë luftëtarë të organizatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!