×
  • Lajme
  • Botë

    Franca përmes kamerave do të monitorojë kush nuk vë maska dhe nuk e respekton distancën sociale

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 19:26

    Kamerat e vëzhgimit në Francë, do të monitorojnë se sa njerëz kanë vënë maskat dhe kush nga ta po e respekton distancën sociale.


    Kjo praktikë pritet të vihet në përdorim, pasi masat kundër pandëmisë Covid 19, pritet të lehtësohen me 11 maj në Francë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Qyteti turistik Cannes në Francë, ka prezantuar programin monitorues i cili do të instalohet në tregjet e jashtme dhe në autobusë.

    Ende nuk dihet se cilat qytete tjera do ta miratojnë këtë mbikëqyrje dixhitale.

    Nga firma franceze Datakalab thonë se kjo metodë nuk shkel ligjin e të dhënave të BE-së për privatësinë.

    “Asnjë imazh nuk do të ruhet ose transmetohet, duke siguruar që informacionet personale janë të mbrojtura”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!