Kërkimi për turisten 29-vjeçare franceze Violet Gigano, e cila ishte zhdukur që prej 24 qershorit, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi është gjetur e vdekur.
Trupi i vajzës fatkeqe, e cila ishte një infermiere në Spitalin Universitar të Nantes, u gjet më pasditen e të enjtes, në një luginë rreth pesë kilometra nga Elafonissi. Vendi ku u gjet trupi i pajetë është afër plazhit Krios, ku u gjet edhe makina e 29-vjeçarit. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së vajzës franceze.
29-vjeçarja arriti në Chania vetëm më 21 qershor për pushime. Ajo pothuajse përditë postonte foto dhe video në rrjetet sociale dhe kontaktonte me familjen. Por kjo rutinë nuk ndodhi më 24 qershor.
Që nga ajo kohë, gjurmët e saj u zhdukën. Familja u përpoq të kontaktonte me të, por pa rezultat. 29-vjeçarja ishte përgatitur të kthehej për në Francë
më 28 qershor por tragjikisht nuk mundi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.