×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania e veçantë në luftimin e koronavirusit, ky vendim vjen sot nga atje

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 14:22

    Bavaria do ta bëjë të detyrueshëm bartjen e maskave në të gjitha dyqanet dhe transportin publik.


    Shteti jugor i Gjermanisë, Bavaria do ta bëjë të detyrueshëm bartjen e maskave në të gjitha dyqanet dhe transportin publik, njoftoi të hënën kryeministri Markus Soder, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

    Duke folur në parlamentin e shtetit të Bavarisë, Soder tha që do të paraqiste “detyrim për mbrojtjen e gojës dhe hundës” nga java e ardhshme, duke shtuar se “disa njerëz gjithashtu e quajnë atë një detyrim maskë”.

    Soder tha që mbrojtja e gojës dhe hundës do të luante një “rol shumë thelbësor” në përmbajtjen e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

    Bavaria është shteti i parë në Gjermaninë perëndimore që fut rregulla të tilla, tha Soder. Shteti lindor i Saksonisë prezantoi mbrojtjen e detyrueshme të gojës dhe hundës javën e kaluar.

    Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, gjithashtu në ish-lindje, ka prezantuar edhe rregullore maske, të cilat do të zbatohen nga 27 Prilli – si në Bavari.

    Opinionet midis ekspertëve ndryshojnë se sa e efektshme veshja e një maskë është për të luftuar koronavirusin, por më shumë vende dhe rajone tani e kanë bërë të detyrueshme veshjen e tyre në publik, transmeton lajmi.net.

    Bavaria është shteti gjerman me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të koronavirusit dhe vdekjeve. Që nga e hëna, shteti më i madh i Gjermanisë kishte regjistruar 37.849 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1.286 vdekjeve, sipas institutit Robert Koch, qendra e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!