Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka dënuar konfliktin e racizmit dhe luftën kundër terrorizmit pas një përplasjeje midis presidentit francez dhe atij turk.
“Sulmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”- tha Maas.
Në një konferencë shtypi të zhvilluar së bashku me udhëheqësin e Agjencisë së Energjisë Atomike, Maas tha se qeveria gjermane po qëndronte në solidaritet me fqinjin e saj europian në “luftën kundër ekstremizmit islamik”, transmeton Shqip raportimet.
Maas gjithashtu pohoi se kjo nuk ka të bëjë me “miliona myslimanë që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë”, por me “ekstremistë të dhunshëm dhe vrasës”.
“Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”, tha ai.
Gjatë fundjavës Erdogan shkaktoi një trazirë duke i thënë presidentit francez që të kontrollojë gjendjen e tij mendore. Ai gjithashtu akuzoi Macron për Islamofobi pasi lideri francez mbrojti botimin e karikaturave që përshkruanin Profetin Musliman Muhamed.
Franca dënoi komentet e presidentit turk dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.