Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një shkrimi në Twitter ka falënderuar presidencën franceze për përpilimin e një zgjidhje që do të hiqte veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe do të zhbllokonte rrugën evropiane të venit.
Michel thotë se propozimi i përfshin shqetësimet e palës maqedonase, ndërsa thekson se tani është koha që ky propozim të pranohet.
“E mirëpres zgjidhjen e presidencës franceze (Europe2022FR) për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Jemi më afër se kurdoherë: tani është koha për të thënë po”, ka shkruar Michel.
Welcome @Europe2022FR solution for an agreement that would pave the way for opening of EU accession talks with North Macedonia.
The solution addresses concerns expressed.
We are the closest we have ever been: now is the time to say yes.
— Charles Michel (@CharlesMichel) June 30, 2022