×
  • Lajme
  • Botë

    Grenell publikon fotografi nga beteja më e rëndë në jetën e tij, tregon si doli fitimtar në luftën me kancerin

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 11:53

     I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për një periudhë të vështirë të jetës së tij, gjatë kohës kur vuante nga kanceri.


    Grenell në Instagram ka publikuar një fotografi nga ajo kohë, duke falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë gjatë asaj kohe, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se kur je i sëmurë mbështetja nga familja dhe miqtë është qenësore për të të dalë fitimtar nga beteja.

    “Ky jam unë. Tre javë pas kimioterapisë për herën e gjashtë rradhazi, dola për një vrapim të shkurtër me @jennywilsonut. Kur je i sëmurë, mbështetja nga familjarët dhe miqtë është qenësore. Sot unë jam i shëruar plotësisht nga kanceri dhe këtë nuk e marr si të mirëqenë. Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim”, ka shkruar Grenell./Reporteri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!