×
  • Lajme
  • Botë

    Greva “paralizon” sistemin hekurudhor në Britani, udhëtarët mbeten në këmbë

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 21:12

    Pasagjerët e trenave në Mbretërinë e Bashkuar u përballën të enjten me një çrregullim të sistemit të transporteve, me vetëm 20% të shërbimit në funksion.

    Gjysma e linjave hekurudhore të transportit britanik janë mbyllur pasi mbi 45 mijë punonjës hynë në grevë për paga dhe kushte më të mira pune.

    “Kemi nisur një grevë 6-ditore. Kishim planifikuar ta nisnim shumë muaj më parë, por e shtymë planin deri më sot. Kemi pasur disa oferta që përmirësojnë situatën, por kjo grevë ka zgjuar shpirtin e solidaritetit mes popullit britanik. Kemi marrë shumë mbështetje dhe njerëzit po u rikthehen ideve për veprime kolektive. Për grevë dhe për solidaritet mes klasës punëtore”, thotë Mick Lynch, sekretar i përgjithshëm i Hekurudhave.

    Pasagjerëve u është thënë të udhëtojnë me tren vetëm nëse është e domosdoshme.

    “Në këtë moment po shkoj në një dasmë, por greva e hekurudhës më ka vonuar pasi kisha planifikuar të isha atje në 11. Por tani do të shkoj në Mançester në 12 dhe më pas do udhëtoj 2 orë të tjera, ndaj do të vonohem shumë”, shprehet një qytetar.

    Bëhet fjalë për më të fundit të një seri grevash, që do të prekë planet e punëtorëve, pjesëmarrësve në festivale dhe të atyre që planifikojnë të ndjekin evente sportive./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!