Në kohën kur bota po lufton me koronavirusin, virus ky i cili mori jetën e mijëra njerëzve e njëkohësisht u përhap nga Wuhani, në Kinë dhe që përfshiu të gjithë botën.
Mirëpo, tani kanë filluar shqetësimet se një sëmundje e tillë ka filluar të shfaqet sërish, por e quajtur hantavirusi, shkruan News18, transmeton Reporteri.net
Mediat botërore shkruajn se deri tash nga ky virus është prekur një burr, i cili nuk arriti t’i mbijetoj duke vdekur kështu në një autobus teksa udhëtonte për në provincën Shandong për punë.
Por çfarë është hantavirusi?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se hantaviruset transmetohen kryesisht nga brejtësit dhe mund të tregojë sindromë të larmishme të sëmundjes tek njerëzit
Cilat janë simptomat e këtij virusi?
Simptomat e hantavirusit përfshijnë: lodhje, ethe dhe dhimbje të muskujve, veçanërisht në kofshë, vithe, shpinë dhe ndonjëherë edhe shpatullat. Një person i infektuar mund të ketë gjithashtu dhimbje koke, marramendje, të dridhura dhe probleme të barkut. Në rast të simptomave të vona, zakonisht pas katër deri në 10 ditë, dikush mund të tregojë kollitje dhe gulçim.
Theksojmë se ky virus nuk përhapet nga kontakti prej një njeriu tek tjetri, por personat mund të preken nga ky virus vetëm nëse kanë kontakte me minjtë.
Reporteri.net