×
  • Lajme
  • Botë

    Harris thur lëvdata për trashëgiminë e Bidenit

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 19:46

    Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqitjes së parë publike që kur hyri në garën presidenciale, pas tërheqjes së presidentit Joe Biden, tha se trashëgimia e presdentit amerikan është “e pakrahasueshme”.

    Biden, 81 vjeç, më 21 korrik njoftoi se po tërhiqej nga gara për rizgjedhje. Pas kësaj, ai mbështeti Harris për sigurimin e nominimit nga demokratët për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    “Trashëgimia e Joe Bidenit gjatë tre vjetëve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne”, tha Harris, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, që u organizuar për nderimin e atletëve amerikanë.

    Një ditë më herët, Harris u zotua se do të punojë për të bashkuar Partinë Demokratike “për të mposhtur Donald Trumpin” – kandidatin republikan për president.

    Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, Shtëpia e Bardhë tha se Harris do të udhëtojë më 22 korrik për në Uilmington të Dellauerit, për t’u takuar me stafin e fushatës së saj.

    Në Dellauer gjendet edhe presidenti Biden, i cili gjendet i izoluar në shtëpinë e tij atje, pasi është infektuar me koronavirus.

    Biden u kishte rezistuar me javë thirrjeve për t’u tërhequr nga gara, duke thënë se është personi më i mirë për të mposhtur Trumpin, 78-vjeçar.

    Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin nga 19- deri më 22 gisht në Çikago, ku do të emërohet zyrtarisht edhe kandidati i partisë për president.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!