Vetëm 19 minuta para se ta fillonte sulmin në qytetin El Paso, Patrick Crusius, 21 vjeçar kishte ngarkuar në internet një shënim në të cilin i tregonte arsyet se pse po e bënte atë veprim.
Sipas tij, ideja pas sulmit është për ta parandaluar “pushtimin e Teksasit nga hispanikët”.
Në tekstin prej 2.300 fjalës, ai e ka shkruar planin e tij për sulmin terrorist, e që nëse do të mbijetonte e nuk do të kapej, do t’i vazhdonte sulmet e tij në pjesë tjera të vendit e që kjo do bënte që “së shpejti njerëzit të zëvendësohen etnikisht”.
Gjithashtu, në sulmin e tij, ai jep indikacione se ishte inspiruar nga sulmi ndaj xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, shkruan Daily Mail, transmeton Express.
“Në djall e gjitha kjo, nuk mund të pres më shumë” kishte shkruar ai duke shtuar “me gjasë unë do të vdes sot”.
Shkrimin e tij e kishte quajtur “E vërteta e papërshtatshme” dhe fillon me fjalë të mira për sulmuesin në xhaminë e Zelandës së Re ku mbetën të vrarë 51 persona.
Në këtë shkrim, shihet se sulmuesi ka ideologji të qartë të ekstremiste duke shtuar se “ky sulm është përgjigje ndaj pushtimit së Teksasit nga hispanikët”.
Ai më pas shtoi se për të me rëndësi është “mbrojtja e vendit tim nga zëvendësimi kulturor dhe etnik që mund vjen nga një pushtim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.