×
  • Lajme
  • Botë

    Historike: Finlanda vendos pro anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 9:29

    Finlanda ka konfirmuar se dëshiron të anëtarësohet në NATO, shkruajnë mediat e huaja.

    Presidenti Sauli Niinisto tha se Finlanda, e cila ndan një të kaluar të trazuar dhe një kufi 1300 kilometra me Rusinë, duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO “pa vonesë”, transmeton Reporteri.net.

    Një deklaratë e përbashkët me kryeministren Sanna Marin ai u shpreh: “Shpresojmë që hapat që duhet të ndërmerren për të marrë këtë vendim do të zgjidhen shpejt në ditët e ardhshme”.

    Që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Finlanda ka rritur bashkëpunimin me NATO-n. Por deri më tani ajo nuk ka aplikuar për anëtarësim në mënyrë që të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjin e saj lindor. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!