×
  • Lajme
  • Botë

    Horror para Parlamentit të Serbisë: Një burrë vret veten, trupin e gjejnë në shkallët e Kuvendit

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 19:31

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme në qendër të Beogradit, konkretisht para Parlamentit të Serbisë, ku një person ka kryer vetëvrasje.


    Sipas mediave serbe bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, transmeton Reporteri.net.

    Pranë trupit të burrit është gjetur një armë. Siç raportohet ai e ka qëlluar veten në kokë. Ambulanca ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e tij.

    Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e rënda nga kjo ngjarje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!