Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Levente Magyar tha se ambasadori rumun në Budapest është thirrur në ministri për shkak të ngjarjeve në qytetin Valea Uzului të Rumanisë.
“Për shkak të ngjarjeve të përjetuara, Rumanisë i është dërguar notë proteste”, tha zv/ministri hungarez duke shtuar se “Ambasadori i Rumanisë në Budapest u thirr në ministri për shkak të ngjarjeve në qytetin Valea Uzului të Rumanisë, por ai refuzoi në një mënyrë të paparë në diplomaci”.
Sipas tij, në ngjarje janë dëmtuar varret dhe hungarezët që protestonin në mënyrë paqësore janë sulmuar. Ai pretendon se forcat rumune të sigurisë nuk kanë bërë ndonjë ndërhyrje ndaj situatës.
“Presim nga qeveria rumune të bëjë një deklaratë në lidhje me ngjarjen”, tha Magyar duke vënë theksin se qeveria hungareze dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rumaninë në mënyrë që pakica hungareze në Rumani të mund të jetojë në paqe.
Bashkia rumune vendosi që të ndërtojë varr monumental për ushtarët rumunë në zonën ku ndodhet varri monumental i ushtarëve hungarezë që kanë humbur jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Dje pati një përleshje mes rumunëve që erdhën për të marrë pjesë në inagurimin e varrit monumental dhe pakicës hungareze e cila ka kundërshtuar vendimin e bashkisë e cila protestoi ndaj ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.