×
  • Lajme
  • Botë

    I luten Zotit të mos preken nga koronavirusi: Njerëzit kalojnë ditën duke u lutur

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 13:06

    Koronavirusi vdekjeprurës është ende duke u përhapur. Sipas të dhënave më të fundit, ky virus tashmë ka marrë 2,762 jetë dhe mbi 81,000 njerëz janë infektuar. Vdekja e parë u regjistrua në Francë, dhe raste të reja të infeksionit u regjistruan në Itali dhe Kroaci.


    Derisa sëmundja po përhapet në mbarë botën, njerëzit janë janë duke u përpjekur me anë të besimit dhe lutjes të mbrohen, transmeton Reporteri.net.

    Kështu, kamerat kapën pamjet e besimtarëve në Tajvan të cilët cilët kërkonin ndihmë nga Zoti për të mos u prekur nga ky kërcënim shëndetësor.

    Duke mbajtur maska ​​në fytyrat e tyre, njerëzit u mblodhën në tempullin Hsing Tian Kong për t’u lutur duke shpresuar se kjo do të ndihmojë  në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!