×
  • Lajme
  • Botë

    I nxehti afrikan “pushton” Italinë – Temperaturat në Siçili do të shkojnë 46 gradë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 21:33

    Një valë i nxehti afrikan ka përfshirë ditët e fundit, Italinë ndërkohë që pritet që deri në fund të javës të ketë rritje të vazhdueshme të temperaturave, që edhe për sezonin veror janë të pazakonta. Pjesa jugore e Italisë është më e prekura nga kjo valë, teksa pritet që në fundjavë temperaturat në Siçili të arrijnë deri në 46 gradë.


    Ditën e sotme në Bari dhe në Kalabri janë regjistruar temperatura 41-42 gradë, duke bërë që këto të jenë ditët e qershorit më të nxehta të viteve të fundit. Ndërkohë, në qytetet e mëdha më në veri të vendit si Roma, Milano dhe Venecia temperaturat e larta janë shoqëruar edhe me lagështi në masën 80% duke rrezikuar kështu probleme në shëndetin e banorëve.

    Për shkak të kësaj situata Ministria italiane e Shëndetësisë ka bërë thirrje veçanërisht për të moshuarit dhe ata me probleme në sistemin respirator të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve të drekës, kur temperaturat janë edhe më të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!