India i ka raportuar 1,990 raste të reja të infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e madhe ditore që është regjistruar prej fillimit të përhapjes. Shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 26,496 persona.
Deri më tani, në Indi janë regjistruar 824 viktima të koronavirusit. Rajoni më i prekur është Maharashtra në perëndim të vendit me mbi 7,600 të infektuar e 323 të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, deri të dielën për koronavirus janë testuar mbi 625 mijë banorë.
Rajoni më i banuar i Indisë, Uttar Pradesh, të shtunën mori vendim për zgjatje të afatit të ndalimit të tubimeve publike deri më 30 qershor, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Më 25 mars, India u gut në karantinë mbarëkombëtare, e cila më vonë u zgjat deri më 3 maj. Prej asaj kohe, qeveria indiane i ka lehtësuar disa prej masave në mënyrë që të riaktivizohet bujqësia dhe të hapen shitoret e lagjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.