×
  • Lajme
  • Botë / Lirimi me kusht

    Ish-kancelari Kurz dënohet për dëshmi të rreme

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 20:47

    Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është dënuar me tetë muaj me kusht për shkak të dëshmive të rreme në hetimin parlamentar për akuzat për korrupsion, raporton Associated Press.

    Vendimi i Gjykatës në Vjenë është marrë pas katër muajsh seancash gjyqësore. Ky është rasti i parë në 30 vjetët e fundit që një ish-kancelar austriak ka dalë para drejtësisë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Rasti u përqendrua në dëshminë e Kurzit në hetimin për koalicionin të cilit i priu nga viti 2017 deri në vitin 2019.

    Prokurorët e kanë akuzuar 37-vjeçarin se kishte dhënë dëshmi të rreme në qershor të vitit 2020 në lidhje me rolin e tij në krijimin kompanisë OeBAG, e cila zëvendësonte rolin e shtetit në disa kompani, dhe emërimin e ish të besuarit të tij të ngushtë Thomas Schmid në udhëheqjen e saj.

    Gjykatësi Michael Radasztics e shpalli Kurz fajtor për deklarata të rreme në lidhje me emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo për atë të Schmid.

    Dikur yll në rritje mes konservatorëve në Evropë, Kurz dha dorëheqjen në vitin 2021 pasi u hap një hetim i veçantë për korrupsion dhe që atëherë është larguar nga politika. Megjithatë, Partia e tij Popullore Austriake vazhdon të udhëheqë qeverinë nën kancelarin aktual Karl Nehammer.

    Partia aktualisht është prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve kombëtare që priten në shtator.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!