Ish presidenti i Perusë ndodhet në gjendje kritike pasi që ka qëlluar veten në kokë para se policia të hynte në derën e përparme për ta arrestuar atë, shkruajnë mediat e huaj, transmeton Reporteri.net.
Alan Garcia, 69 vjeç, duhej të përballet me akuzat për pastrim parash, por është dërguar në spitalin Casimiro Ulloa në Lima pasi ka qëlluar veten me plumb në kokë.
Avokati i tij ka konfirmuar rastin duke e përshkruar gjendjen e klientit të tij si ‘delikate’.
‘Tani për tani ai është futur në operim. Le t’i lutemi Perëndisë që t’i japë forcë”, u shpreh ai.
Ministria e Shëndetësisë së Perusë njoftoi se Garcia u dërgua në spitalin Jose Casimiro Ulloa në orën 6:45 të mëngjesit, për një plagë plumbi në kokë. Ministri i Shëndetësisë, Zulema Tomas tha se ish presidenti Garcia ndodhet në gjendje mjaft kritike.
Garcia shërbeu dy mandate si president i Perusë, në mandatin e parë nga viti 1985 deri 1990 dhe në mandatin e dytë midis viteve 2006 dhe 2011. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.