Bernie Ecclestone, dikur njeriu numër një i Formula 1 tha se do të qëndronte para një mitralozi nëse ishte është e nevojshme për të shpëtuar jetën e presidentit rus Vladimir Putin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
“Nëse dikush mban një mitraloz në duar dhe vendosë të sulmojë Putinin, unë do të qëndroja para tij, pse? Sepse ai është një djalë i mirë, ai kurrë nuk bëri diçka që nuk ishte e mirë për njerëzit e tjerë”, tha Ecclestone për Times.
Ish shefi i Formula 1 nuk u ndal këtu, por shtoi se beson që Putin duhet të “udhëheqë Evropën” dhe ta bashkojë Krimenë vetëm e vetëm për të unifikuar Rusinë. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=r5IgYbk–SY