ISIS vazhdon sulmet sporadike në vendet e Lindjes së Mesme. Të paktën 10 anëtarë të një grupi militantësh irakienë janë vrarë në një sulm të Shtetit Islamik.
Një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mobilizimit Popullor të mbizotëruar nga Shiat (PMF) thuhet që vdekjet erdhën gjatë “përleshjeve të ashpra” me ISIS.
Sulmet nga grupi ISIS kanë vazhduar në pjesë të Irakut, pavarësisht se vendi pretendon fitoren ndaj këtij grupi pas humbjes së territorit të tij.
Kryeministri i caktuar i vendit është zotuar t’i ndjekë përgjegjësit.
“Operacioni i kryer nga grupet kriminale terroriste paraqet një përpjekje të dëshpëruar për të shfrytëzuar situatën e rivalitetit politik që pengon formimin e qeverisë për të kryer detyrën e saj për të siguruar sigurinë e qytetarëve”, tha një deklaratë kryeministri Mustafa al-Kadhimi të shtunën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.