×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden miraton kandidaturën e Kamala Harris për Presidente të SHBA-së

    Reporteri
    21 Korrik 2024 | 20:40

    Joe Biden pas tërheqjes nga gara për president ka bërë të ditur se mbështetë kandidaturën e Kamala Harris për Presidente të SHBA-ve, shkruan Reporteri.net.

    “Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejmë këtë.”, ka thënë Biden.

    Postimi i tij: “Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusojtë gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President, për pjesën e mbetur të mandatit tim.

    Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejmë këtë”.

    Ndryshe, Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, në një deklaratë të shkurtë për CNN tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur nga ai, sesa Biden. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!