×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden pritet të firmosë si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 17:09

    Presidenti amerikan, Joe Biden do të nënshkruajë të enjten një ligj që do të shënonte shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.


    Kjo ditë do të përkujtohej çdo vit më 19 qershor.

    Në vitin 1865 ushtarët e Unionit informuan një grup skllevërish afrikano-amerikanë në Galveston të Teksasit, se ishin tashmë të lirë, afro 2 vjet e gjysmë pas nënshkrimit nga Presidenti Abraham Lincoln të Deklaratës për Lirimin e skllevërve.

    Aktualisht shumë shtete amerikane e kanë shpallur festë ditën që njihet si Juneteenth-in.

    Kjo ditë pritet t’i bashkohet 10 festave të tjera federale dhe është e para që shtohet që kur dita që përkujton lindjen e udhëheqësit për të drejtat civile në ShBA, Martin Luther King Jr., u bë festë federale në vitin 1983.

    Ligji për shpalljen e kësaj date si festë arrin në tavolinën e Presidentit Biden pas miratimit në bllok të tij në Senat të martën dhe një vote në shumicë dërrmuese pro tij të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve, që rezultoi me 415 vota pro dhe 14 kundër./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!