Kreu i Partisë Liberale Demokratike Serbe (LDP) Çedomir Jovanoviq dënimin e “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiq me burgim të përjetshëm e cilësoi si vendim të drejtë, por të pamjaftueshëm për familjet e viktimave që pësuan nga politika e tij, transmeton Reporteri.net
Jovanoviq, sipas deklaratës së publikuar nga partia e tij LDP, tha se ky vendim është bazë për “politikën e pajtimit” në rajon.
“Kjo kryesisht i referohet Bosnjës dhe Hercegovinës, ku popujt e kësaj politike kanë pësuar më së shumti”, u shpreh Jovanoviq.
Jovanoviq po ashtu shtoi se vendimi i Gjykatës së Hagës duhet të jetë një “paralajmërim i fortë” dhe një thirrje për përgjegjësi “përpara vetes”. “Vetëm një dënimi i qartë i krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës nga vitet ’90 mund të na mbajë me shpresën për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon”, tha Jovanoviq./Reporteri.net
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.