×
  • Lajme
  • Botë

    Julian Assange lirohet nga burgu britanik pas një marrëveshje me të cilën pranoi fajësinë mbi akuzat për spiunazh

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 8:49

    Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i i jep fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.

    Si raporton The Guardian, Julian Assange është liruar nga burgu britanik dhe pritet të deklarohet fajtor.

    Assange, 52 vjeç, pranoi të deklarohej fajtor për një akuzë të vetme penale për komplot për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare të SHBA, sipas dosjeve në gjykatën e qarkut të SHBA-së për Ishujt Mariana Veriore.

    Wikileaks postoi në mediat sociale një video të themeluesit të saj duke hipur në aeroplan  në aeroportin Stansted të Londrës të hënën në mbrëmje dhe kryeministri australian Anthony Albanese konfirmoi se ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

    Thuhet se Assange po udhëton për të marrë pjesë një seancë dëgjimore në ishullin Saipan në Ishujt Mariana Veriore, ku ai do të dënohet në orën 09:00 të mëngjesit të mërkurën. Sipas Albanese, ai po shoqërohet nga komisioneri i lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Stephen Smith./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!