“Kasapi i Bosnjës”, Radovan Karaxhiq është dënuar disa më parë me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet dhe gjenocidin e kryer kundër popullatës civile në Bosnje e Hercegovinë.
Gazeta serbe “Kurir” shkruan sot se Karaxhiq mund të vuajë dënimin në një burg të njohur, bashkë me vrasësin masiv norvegjez, Anders Brayvik. Terroristi norvegjez i së djathtës ekstreme, Anders Breivik, la të vdekur 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri në Oslo në vitin 2011, transmeton Reporteri.net
Për më shumë se një orë, ai kishte ndjekur dhe tmerruar 600 adoleshentë të bllokuar në ishullin Utoya, duke i goditur me një plumb në kokë shumicën e viktimave që ai bënte, sipas tij, faji është i multikulturalizmit.
Karaxhiqi, ndërkohë 73 vjeç, sipas akuzës si ish udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë mban përgjegjësi për gjenocidin ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.