×
  • Lajme
  • Botë / Udhëheqësi i Iranit

    Khamenei: Çdo veprim ushtarak i ShBA-së “do të përballet me pasoja të pariparueshme”

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 13:08

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, përmes një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror të Iranit, ka thënë se çdo veprim ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit do të përballet “me pasoja të pariparueshme”, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Deklarata e tij vjen pas raportimeve se Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane.

    “Çdo formë ndërhyrjeje ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara pa dyshim do të përballet me pasoja të pariparueshme,” thuhet në deklaratën që u lexua nga moderatori.

    Ndryshe, Trump deklaroi dje se ShBA’ja e di vendndodhjen e saktë të Khameneit, por se tash për tash nuk do ta vrasin.

    Ai e cilësoi liderin Iranian si “target të lehtë”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!