Epidemiologu suedez Dr Anders Tegnell pretendon se taktikat e tyre të koronavirusit po funksionojnë. “Kurba është e sheshtë dhe situata është stabilizuar”, thekson Tegnell.
Suedia ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën pasi vetëm një karantinë e pjesshme u aplikau nga qeveria atje, për dallim nga e gjithë bota që u mbyll.
Shkollat e mesme dhe kolegjet janë të mbyllura, por shkollat fillore deri në klasën e pestë funksionojnë normalisht si të gjitha institucionet hotelierike dhe ato komerciale. Suedia vendosi të maksimizojë mbrojtjen e popullatës së saj më të rrezikuar dhe i këshilloi të moshuarit të mos dilnin dhe të shmangnin kontaktet e panevojshme sociale me njerëzit e tjerë, përcjell Reporteri.net.
Aktualisht, në këtë shtet janë mbi 14.300 të infektuar dhe 1.540 kanë vdekur deri më tani, shumë më tepër sesa në vendet e tjera skandinave.
Sidoqoftë, kjo është dukshëm më pak sesa në Itali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar kur shifrat krahasohen me numrin e popullsinë. Tegnell thotë se i të infektuarve të rinj nuk po rritet më në mënyrë eksponenciale dhe se situata është e kënaqshme.
“Kurba e të infektuarve dhe të vdekurve po bëhet më e butë, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për pacientët me kujdes intensiv,” tha Tegmark Visel, kreu i departamentit të mikrobiologjisë së ministrisë.
Vetëm dy javë më parë, situata ishte shumë më dramatike dhe madje Kryeministri Stefan Lofven po konsideronte masa shtrënguese. Megjithatë, ai vendosi të përmbahet me taktikat e tij, pas së cilës mbështetja e tij publike u rrit ndjeshëm sipas hulumtimeve të fundit.
Qëllimi kryesor i taktikës suedeze ishte parandalimi i mbingarkesës së sistemit të kujdesit shëndetësor.
Kujdesi shëndetësor suedez është ndër më të mirët në botë dhe në asnjë moment gjatë luftës së tyre me koronavirusin nuk kanë arritur në pikën që të kenë probleme me shtretërit, njësitë e kujdesit intensiv ose gjëra esenciale siç janë maskat. Tadrat spitalore u ngritën në të gjithë vendin, vetëm për rast nevoje, por ato mbetën plotësisht bosh.
Suedezët kanë një besim të madh në qeverinë e tyre, kështu që qeveria e pati më të lehtë, pasi qytetarët respektuan pothuajse me përpikëri këshillat.
Asgjë nuk ishte e ndaluar në mënyrë të qartë, dhe shumica e masave ishin sugjerime, të cilat zakonisht suedezët i ndiqnin.
Taktika u ndihmua nga fakti se më shumë se gjysma e familjeve suedeze ishin shtëpi me vetëm nga një person, kështu që mundësia e transmetimit të virusit ishte fare pak e mundshme.
Suedia është gjithashtu vendi me numrin më të madh të njerëzve që punojnë nga shtëpia dhe kanë infrastrukturën më të mirë të internetit, kështu që edhe ata që normalisht punojnë në zyrë mund të punojnë nga shtëpia.
Edhe pse fotot nga qytetet suedeze tregojnë tarraca të kafeneve të mbushura me njerëz, jeta në Suedi nuk si zakonisht. Udhëtimet nga Stokholmi në Gotland, një destinacion i preferuar gjatë festave të Pashkëve, ra me 96 përqind, dhe sipas matjeve që raportuan rrjetet celulare, kishte një rënie prej 75 përqind të lëvizjeve të popullsisë në Stokholm. /Reporteri.net