×
  • Lajme
  • Botë

    Komisioni Evropian: Vendet të koordinohen për hapjen e kufijve

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 13:52

    Pas mundësisë së paralajmëruar për të hapur kufijtë austriakë për turistët gjermanë, Komisioni Evropian (KE) insiston për veprim të koordinuar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).


    Komisioni Evropian njofton që komisionari kompetentë, Tjeri Breton ka përcaktuar për javën e ardhshme video- konferencë me ministrat e Turizmit të BE-së për të analizuar sezonin veror.

    Kontrollet brenda kufijve të BE-së duhet kryhen në mënyrë të koordinuar, menjëherë pasi të vlerësohet se gjendja epidemiologjike në rajonin fqinj përkon me rregullat e distancës fizike dhe zbatohet mjaftueshëm në të gjithë territorin, theksohet në kumtesën e KE-së.

    Gjithashtu theksohet se kufizimet e udhëtimit duhet të lehtësohen në mes zonave ku koronavirusi i ri është më pak i përhapur.

    Institucioni evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në marrëveshje me shtetet anëtare të BE-së do të përgatisë listë të këtyre rajoneve.

    KE, do të përgatisë propozime për lidhje komunikacioni në Evropë, në mënyrë që të planifikohet komunikacionin gjatë pushimeve verore.

    Brukseli insiston që kthimi i lirisë së udhëtimit të bëhet gradualisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!