×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohen raste të coronavirusit edhe në Austri e Kroaci: U infektuan në Itali

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 14:25

    Tani koronavirusi nga Italia, është përhapur edhe në Austri e Kroaci.


    Austria dhe Kroacia janë bërë vendet e fundit që deklarojnë rastet e tyre të para të koronavirusit ndërsa janë rritur masat e kontrollit në Europë.

    Të tre rastet e reja – dy në Austri dhe një në Kroaci – janë në mesin e të rinjve që kanë udhëtuar në veri të Italisë, ku janë të infektuar rreth 300 njerëz.

    Rastet austriake janë shtetas italianë që jetojnë në rajonin e Tirolit të Austrisë, ndërsa pacientja kroate u sëmur pasi u kthye nga një udhëtim në Milano në fundjavë, përcjell Reporteri.net.

    Italia ka parë një rritje dramatike në raste që nga e premtja, me numrin e infeksioneve që rriten nga vetëm gjashtë në të paktën 283 raste brenda disa ditësh. Shtatë vetë kanë vdekur atje.

    Më shumë se 80,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar, ndërsa të paktën 2.700 dihet se kanë vdekur nga virusi që shkakton pneumoni. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!