Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar një letër në të cilën pretendojnë se Kim Jong Un ia dërgoi Presidentit të Afrikës së Jugut sot, mes thashethemeve se lideri suprem ka vdekur.
Letra, e ditës së hënë, uron Presidentin Cyril Ramaphosa për Ditën e Lirisë në Afrikën e Jugut, e cila shënon fundin e Aparteidit, raporton KCNA, transmeton lajmi.net.
Diktatori, 36 vjeç, i shkruajti presidentit Ramaphosa për t’i thënë që lidhja e dy kombeve të tyre po rritet ‘në mënyrë të konsiderueshme’.
Thashethemet kanë zënë fill për shëndetin e Kim pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në një event të partisë në pushtet më 15 prill. Jong Un nuk është paraqitur në publik që nga kjo datë.
Raportimet që ai iu është nënshtruar një procedure kardiovaskulare kanë nxitur spekulime që ai mund të jetë sëmurë rëndë, apo edhe të ketë vdekur.
Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë ofruar asnjë përditësim të drejtpërdrejtë mbi shëndetin e pushtetarit despotik, për të cilën ekspertët thonë se është e pazakontë në vetvete.
Sipas Washington Post, thashethemet për shëndetin e Kim kanë ngjallur panik në Pyongyang.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.